Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos e gjyko Kuranin pa e lexuar atë!

Shejkh Salih Alush-Shejkh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Këtu u themi të rinjve: Keni qenë të mangët në leximin e Kuranit. Jeni zhytur në filozofi, duke kaluar netë duke studiuar atë, e cila është thjesht fjalë njerëzish.

Ndërsa nuk jeni përpjekur të keni njohuri rreth argumenteve të Kuranit dhe rreth argumenteve të ajeteve të tij. Intelekti është me të vërtetë i çmuar dhe i rëndësishëm por intelekti i njerëzve nuk është i njëjtë.

Dëshmitë shkencore bashkëkohore që flasin për jetën, origjinën e saj, origjinën e njeriut e kështu me radhë. Qoftë kur bëhet fjalë për teorinë e Big Bengut apo për atë që çoi deri tek ajo, pra brenda mekanikës kuantike ose fizikës kuantike e kështu me radhë.

Kurani të jep prova edhe më të forta sesa ato. Por duhet ta lexosh atë hap pas hapi duke filluar nga fillimi ashtu siç ke lexuar filozofinë që nga fillimi derisa u binde për ateizmin. Po ashtu lexo tërë Kuranin hap pas hapi duke u nisur nga argumentet e para derisa të arrish te argumenti i fundit.

Krahasoj ato të dyja dhe bë dallimin mes tyre, jepi vetes lirinë për të menduar. Do të zbulosh se shkaku i devijimit të atyre që iu drejtuan filozofisë dhe e lexuan atë, dhe u shpien në ateizëm, është se ata nuk i kushtuan rëndësi fjalëve të Allahut -xhela ue ala-. Ata i kushtuan vëmendje rëndësi të njerëzve të mençur, po. Por nuk i kushtuan vëmendje fjalëve të Zotit -xhela ue ala-.

Edhe nëse nuk beson në Allahun, prapë lexo! Lexo si dikush që dëshiron të përfitojë nga një libër të cilit i besuan qindra miliona njerëz të mençur dhe të zgjuar. Ai që beson në Allahun dhe të dërguarin e Tij nuk është i budalla. Ne nuk besuam si shkak i injorancës. Nuk besuam nga pasimi i verbër. Nuk besuam sepse ishim injorantë por besuam duke u bazuar në dije.

Shpërndaje: