Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos e prish martesën e bashkëshortëve ndërmjet tyre!

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 47-48

Përmblodhi: S’ad Abdul-Gaffar Ali

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetja: “Cili është gjykimi për atë që ndikon negativisht në bashkëjetesën mes burrit dhe gruas, ndërsa ky person është prej të afërmve të gruas?”

Përgjigje: “Është e ndaluar për të prishur gruan me burrin e saj, pavarësisht nëse ai që e bën këtë është një i afërm apo jo. Transmeton Imam Nesaiu, Ebu Daudi dhe Ibn Hibbani nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) i cili ka treguar se profeti ﷺ ka thënë:

“Nuk është prej nesh ai i cili e prish[1] gruan me burrin e saj”

Formulimi është i Ebu Daudit.


[1] Ndikon tek ajo që të prishet me të, apo ndikon tek burri që ai të prishet me gruan e tij.(v.p.)

Shpërndaje: