Imam Muhammed bin Muflih el-Makdisi (v. 763)
Burimi: el-Adab esh-Shar´ijjeh (2/455)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Shejkh Takijj-ud-Din [bin Tejmije] ka thënë:
“Ai që e lexon Kuranin kur njerëzit falin namaz nafile nuk duhet të lexoj me zë të lartë, në mënyrë që mos t’i pengojë ata. Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) doli tek disa nga sahabët e tij të cilët falnin namazin para agimit, ai tha:
“O njerëz! Ju të gjithë e lusni Zotin tuaj në heshtje. Askush nuk duhet të lexoj me zë afër njëri- tjetrit.” 1
Ahmedi ka transmetuar nga el-Harith, nga Aliu i cili tha se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e ndaloi atë që të lexojë Kuranin me zë të lartë para dhe pas jacisë në mënyrë që ai të mos i pengonte sahabët e tij të cilët ishin duke u falur2.
Hafidh Ebu Musa dhe të tjerë argumentojnë se është prej edukatës të mos lexohet me zë të lartë kur njerëzit janë duke u falur, duke fjetur apo duke lexuar në mënyrë që ata të mos pengohen.
________________________________
1 Ahmedi (2/36), Ibn Ebi Shejbeh (2/488), Ibn Khuzejme (2237) dhe Tabarani (13527).
2 Ahmedi (1/88) dhe Ebu Jala (497). Zinxhiri i dobët i transmetimit sipas Ahmed Shakirit, ndërsa Shuajb Arnauti beson se ka një transmetim autentik dhe tek Ahmedi (3/94) nëpërmjet Ebu Said el-Kudrit.