“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mos na pyesni për këtë!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (30)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ortaku im në biznes më dha para për të blerë një artikull. Para se ta blija, paratë m’u vodhën nga makina ndërsa unë nuk isha neglizhent fare. Çfarë duhet vepruar tani?

Përgjigje: Ai të ka besuar dhe paratë janë vjedhur pa neglizhencë nga ana juaj. Ti nuk je i detyruar me asgjë sepse ai ta ka besuar këtë çështje dhe ti nuk ke qenë neglizhent. Kjo është një mosmarrëveshje. Ndoshta pretendimi mohohet nga pala tjetër. Le ta zgjidhin çështjen në gjykatë. Disa njerëz i shtrembërojnë pyetjet për të marrë përgjigjen që ata duan. Pastaj thonë se filani dhe filani thonë këtë dhe këtë. Mos na pyesni për mosmarrëveshjet aktuale.

Shpërndaje: