Imam el-Husejn bin Mesud el-Baghauij (v. 516)
Ma’alim-ut-Tenzil (1/339)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
“Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh.” Al-Imran, 3:105
Shumica e komentuesve të Kuranit thanë se ajeti ka për qëllim jehudët dhe nasarat. Të tjerë thanë se ai ka për qëllim bidatçitë e këtij umeti.
Ebu Umameh -radijAllahu anhu- tha:
“Ata janë harurijjeh (khauarixhët) në Sham.”
Abdullah bin Shedad ka thënë:
“Unë isha me Ebu Umamen, kur qëndroi pranë kokës së khauarixhëve në Sham dhe tha: “Këta janë qentë e xhehnemit. Ata ishin muslimanë por u bënë kufarë.” Pastaj lexoi ajetin:
“Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh.” Ali Imran, 3:105
Ebu Ghalib tregon se Ebu Umameh -radijAllahu anhu- tha:
“Khauarixhët janë të vrarët më të këqij nën këtë qiell dhe se i vrari më i mirë është ai që e vrasin ata. Khauarixhët janë qentë e xhehnemit. Ishin muslimanë por u bënë kufarë.”
I thashë: “O Ebu Umameh, a është ky mendimi yt?”
Ai tha: “Jo, por e kam dëgjuar këtë nga i dërguari i Allahut.” Ibn Maxheh (176).