“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mos u marto me gruan e cila shkëput lidhjet farefisnore!

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Burimi: http://z-salafi.com/v2/action?s_menu=23&;

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë është gjykimi për t’u martuar me një person që i shkëput lidhjet farefisnore? Ne e dimë se kushdo që e bën këtë apo nuk flet me dikë, nuk i pranohen veprat e tij të mira. Martesa është një vepër e mirë. Cili është gjykimi i martesës në këtë gjendje?”

Përgjigje: ”Kur një njeri dëshiron të martojë një grua, ai duhet të zgjedhë një grua fetare dhe të mirë. Ai duhet të hulumtojë rreth moralit të saj dhe moralit të familjes së saj dhe rreth sjelljes së saj dhe të familjes së saj. Burri dhe gruaja do të themelojnë familje. Prandaj, burri duhet të zgjedhë një grua për të cilën ai është i bindur fortë se ajo është e përshtatshme për të. Ai duhet të hulumtojë rreth moralit të saj dhe të familjes së saj, historisë dhe veprave së saj.

Sa shumë gra janë bërë shkak i shkatërrimit të shtëpisë dhe ndarjes së familjes, prishjes ndërmjet të burrit të saj dhe babait të tij, nënës, vëllezërve, motrave, kushërinjve të tij dhe kështu me radhë! Sa shumë gra e kanë prishur jetën e një familjeje?! Ajo vjen në një familje dhe e shkatërron atë, e përçanë dhe mbjell armiqësi e urrejtje në mes të tyre. Ajo përgojon, shpif dhe vepron vepra të neveritshme. Asgjë nuk është më e dëmshme për familjen se ajo. Ajo është një grua e shëmtuar dhe e keqe. Asaj i mungon turpi dhe besimi. Ajo vjen nga një mjedis i prishur në të cilin nuk vlerësohen morali aspak.

Vëlla! Shkëputja e lidhjeve farefisnore është gjë e keqe.

Nëse ti e dini se familja e saj shkëputin lidhjet farefisnore ndërmjet tyre, unë kam frikë se ajo do të infektojë familjen tënde dhe mesin tuaj.”

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram