Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

I shfaq karaktere të mira pasuesve të bidateve – mashtrimi i shejtanit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (31), min: 00:01

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%2015%20-%201%20-%201436.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ibn ul-Kajim (rahimehullah) thotë:

“Prej kurtheve dhe komploteve të shejtanit janë se, ai e thërret robin në lloje të ndryshme të mëkateve dhe marrëzirave nëpërmjet (pohimit se duhet pasur) sjellje të bukura, buzëqeshje dhe gëzim (me të tjerët). Vetëm ai që e trajton atë me fytyrë të vrenjt dhe shikim të rreptë dhe ia kthen shpinën ai i shpëton të keqes së tij. Armiku i tij e trajton atë me gëzim, buzëqeshje dhe fjalë të bukura. Si pasojë do të lidhet me të. Kur ai dëshiron të lirohet prej tij ai nuk mund ta bëjë më këtë. Armiku vazhdon të nxis luftë mes tyre derisa qëllimi i tij është arritur. Ai i shkon robit nëpërmjet sjelljes të mirë dhe buzëqeshjes.

Bazuar në këtë, mjekët e zemrave kanë këshilluar që t’ua kthejmë shpinën pasuesve të bidateve dhe as të mos i përshëndesim ata apo t’u japim selam atyre. Ata duhet takuar vetëm me fytyra të mrrolura dhe duhet shmangur ata.”1

Një nga kurthet e shejtanit është se ai tërheq njeriun me (pohimin se duhet pasur) buzëqeshje, fytyra të lumtura dhe sjellje të mira me të gjithë. Ai nuk bën asnjë dallim. Ai e sheh këtë si një sjellje të mirë. Ai nuk i qorton bidatçitë dhe kundërshtuesit e Sunnetit, me argumentin se duhet pasur sjellje të mirë. Kjo është padyshim një mashtrim nga shejtani. Çdo gjë e ka vendin e vet. Sjellja e mirë ka vendin e vet, injorimi ka vendin e vet. Pasuesit e bidateve dhe mëkatarët duhet të trajtohen me refuzim dhe nuk duhet të ndjehet rehat ndaj tyre.

Të mirët duhet të takohen me buzëqeshje dhe sjellje të bukur:

وَإِذَا جَاءكَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِآيَاتِنَا فَقُلْ سَلاَمٌ عَلَيْكُمْ كَتَبَ رَبُّكُمْ عَلَى نَفْسِهِ الرَّحْمَةَ أَنَّهُ مَن عَمِلَ مِنكُمْ سُوءًا بِجَهَالَةٍ ثُمَّ تَابَ مِن بَعْدِهِ وَأَصْلَحَ فَأَنَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

“E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: “Selamun alejkum, Zoti juaj ia obligoi Vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se Allahu është që falë shumë dhe është Mëshirues.”2

Ai i trajton të mirët dhe dashamirës me buzëqeshje. Të këqijtë ai i trajton pa respekt në mënyrë që ata të pendohen tek Allahu. Kjo është një mënyrë për të qortuar vepërkëqijtë dhe një formë e dashurisë dhe urrejtjes për hire të Allahut. Ti duhet ti duash të mirët dhe ti urresh të këqijtë.


1 Ighathat-ul-Lahfan (1/88).

2 6:54

Shpërndaje: