Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos zbulo sekretin tënd para të tjerëve

Imam Ibn Hiban el-Busti 

Burimi: Raudatul-‘Ukala, fq. 189-192

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
El-Mada’ini ka thënë: “Ishte zakon të thuhet se njeriu më i durueshëm është ai i cili nuk ia tregon sekretet e veta mikut të tij, nga frika se do të ndodhë diçka mes tyre, e më pas ai ia zbulon ato.”
 
Ibn Hiban: “Ai që e fsheh sekretin e tij, do të arrijë ta realizojë planin e vetë, t’i jetësojë dëshirat e veta dhe do të shpëtojë nga të këqijat dhe dëmet e mundshme.”
 
Ibnul-‘Arabi: “Ishte zakon të thuhet: “I mençur është ai që ruhet nga miku i vetë.”
 
Ibn Hiban: “Kushdo që ua tregon të tjerëve sekretet e tij, do t’i bie vlera në sytë e tyre. Përveç kësaj, ata gjithashtu do t’ia shfaqin ato.”
 
“Kushdo që nuk e mban sekretin e vetë, meriton të pendohet. Kushdo që meriton të pendohet, do të ketë intelekt më të paktë dhe gjendja e tillë do të kthehet në injorancë.”
 
“I mençuri duhet ta dijë se sekretet zbulohen kur të kërkosh këshilla nga të tjerët. Prandaj, ai duhet të konsultohet vetëm me të mençurin, dashamirësin, atë që është i dashur dhe fetar i mirë.”

Shpërndaje: