Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mosbesimi dhe mohimi i skolastikëve

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahedith es-Sahihah (1/1/6-7)

perlatmuslimane.com

Skolastikët thonë se dituria e Selefëve është më e shënddoshë ndërsa dituria e pasardhësve është më e ditur dhe më e urtë1. Kjo thënie është mosbesim i qartë sikurse ta dinin këtë:

كَبُرَتْ كَلِمَةً تَخْرُجُ مِنْ أَفْوَاهِهِمْ إِن يَقُولُونَ إِلَّا كَذِبًا

”Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.” 2

Si të mos jetë mosbesim i qartë, kur i dërguari i Allahut ﷺ është në krye të Selefëve, diturinë e të cilëve ata e fyejnë? Nuk kemi tani hapësirë për të përmendur shembuj ku ata kundërshtojnë Selefët. Për muslimanin e udhëzuar është e mjaftueshme që ta di se ata janë në përputhje në disa pika devijuese me Mutezilitë dhe Hauarixhët. Një prej tyre është se Kurani është fjalë e krijuar e Allahut. Megjithatë, ata nuk e thonë këtë aq qartë sikurse Mutezilitë. Në mënyrë hipokrite ata thonë se Kurani është fjala e Allahut dhe se ajo nuk është krijuar. Pastaj ata e interpretojnë të folurit dhe thonë se është një fjalë e brendshme që kuptohet por nuk dëgjohet. Në këtë mënyrë ata i mohojnë fjalët e shprehura të Allahut (te ala) që ia tha Musait ﷺ:

فَاسْتَمِعْ لِمَا يُوحَى

”Prandaj dëgjo mirë se ç’po të shpallet!” 3

Ata e interpretojnë fjalën e Allahut si dije të Allahut4. Ata mohojnë të folurit e Allahut duke luajtur me fjalët. Të njëjtën gjë e bëjnë Mutezilitë, ose të paktën disa prej tyre, kur ata mohojnë dëgjimin dhe shikimin e Allahut dhe thonë se me këtë është për qëllim dituria e Allahut5. Kështu ata mohuan dëgjimin dhe shikimin e Allahut sikurse ata mohuan të folurit e Tij. Nëse ky nuk është një mohim, atëherë nuk ka mohim në tokë!


1 Shih librin e el-Baxhurit “el-Hashijeh” fq. 55, dhe shikoni refuzimin e kësaj gënjeshtre që unë e kam bërë në parathënie time të librit “Mukhtasar-ul-Uluv”, fq. 34-36.

2 18: 5.

3 20: 13.

4 Ky është besimi i el-Keutheri Xhehmiut, të cilën ai vetë e tha në “el-Makalat”, fq. 27. Ai është mësues i shkelësit dhe injorantit es-Sakafit.

5 Shih parathënien e librit tim “Mukhtasar-ul-Uluv”, fq. 26

Shpërndaje: