“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mospajtimet e dijetarëve lidhur me divorcin e personit të dehur

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh

Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (2/377)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba´li (vdiq. 777)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ahmedi dhe të tjerët kanë mendime të ndryshme lidhur me divorcin e personit të dehur. Mendimi që duket të jetë më në përputhje me Kuranin dhe Sunnetit është se ai divorc nuk vlenë. Është konfirmuar nga Uthmani radijAllahu anhu pa u konfirmuar e kundërta e saj nga ndonjë sahabi. Ky është mendim i vjetër i esh-Shafi’iut, mendimi disa Hanefive dhe mendimi i shumë prej Selefëve dhe Fukahave.

Mendimi i dytë thotë se divorci pranohet. Ky është mendimi i medhhebit të Ebu Hanifës, Malikut dhe esh-Shafi’iut.

Disa Malikij, Shafi’ij dhe Hanbeli besojnë se mospajtimi i dijetarëve prekë vetëm personin e dehur i cili mund të kuptojnë dhe ka gabim në të folur. Sa për personin plotësisht të dehur i cili as nuk e kupton atë që thotë apo atë që i thuhet atij, kështu që nuk ka mospajtime se divorci i tij nuk vlenë.

Shpërndaje: