Imam Ahmed bin Abdirr-Rrahman el-Makdisi
Burimi: Mukhtasar Minhexh-il-Kasidin, fq. 30
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Faktorët që përkryejnë namazin janë të shumta, prej tyre është:
1 – Prania e zemrës, të cilën e kemi përmendur. Kjo do të thotë që zemra të zbrazet nga çdo gjë tjetër. Arsyeja prapa kësaj është interesimi. Kur ti je i interesuar nga diçka zemra jote në mënyrë të pashmangshme bëhet e pranishme. E vetmja mënyrë për të trajtuar praninë e zemrës është të drejtosh interesimin për namazin. Interesimi në namaz rritet dhe bie në varësi se sa ti beson në jetën tjetër dhe se a nënvlerëson këtë jetë. Kur ti e sheh se zemra jote nuk është e pranishme gjatë namazit, atëherë duhet ta dish se kjo është për shkak të besimit të dobët. Përpiqu për ta forcuar atë!