Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mposhtja e rijasë (dyfytyrësisë) dhe veseve të shejtanit gjatë namazit

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva 

Burimi: Fetvaja nr 14735\1

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A kemi ndonjë dua (lutje) në mënyrë që ta largojmë rijanë (dyfytyrësinë), posaçërisht gjatë namazit?

Përgjigje: Nëse njeriu gjatë namazit ka vese, atëherë le të kërkojë mbrojtje nga Allahu prej shejtanit, sepse thotë Allahu:

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللّهِ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

“Por nëse shejtani të shtyn në ndonjë ves, ti kërko strehim (mbrojtje) te Allahu. Ai është Gjithëdëgjuesi i Gjithëdituri! Al-A’raf,7:200

Dhe kështu ai duhet të vazhdoj namazin e të mos i kushtojë vëmendje veseve dhe dyfytyrësisë, pa e marrë parasysh se a e sheh dikush duke u falur apo jo.

Namazliu duhet ta ndjejë e përjetojë se është duke u falur për hir të Allahut ashtu siç Ai ka urdhëruar, duke bërë rukunë e sexhden ashtu siç kërkohet, pa i kushtuar vëmendje dyshimeve e cytjeve të shejtanit se ai po e bën namazin me dyfytyrësi.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij!

Shpërndaje: