“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Muatilat janë Mushebihat më të këqinjë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’h-il-Mexhid (29)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%20majid%20%20-%2025%20-%201%20-%201436.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Si mund të konsiderosh të lejueshme që Ehli-Sunnetin, të cilët janë të ditur në lidhje me cilësitë e pastra të Allahut, ti quash si ”Mushebihah” (krahasues të Allahut me krijesat) për shkak se ata e përshkruajnë Allahun ashtu sikurse Ai e përshkruan veten e Tij në Kuran pa imagjinim, ndërsa kur është fjala për duart e Tij, dëgjimin dhe shikimin, ti e krahason zotin tënd me të verbërinë dhe të gjymtuarin (sepse mohon të ketë duar, dëgjim dhe shikim)? Ti mendon për zotin tënd atë që mendon për të verbërinë dhe të gjymtuarin. Sipas teje zoti yt është i mangët, i verbër pa shikim, memec pa fjalë, i shurdhër pa dëgjim, i gjymtuar pa duar, me aftësi të kufizuara pa lëvizje. Ndërsa i tillë nuk është Zoti i namazfalësve.

A nuk është besimi duke e krahasuar zotin tënd me të verbërit dhe të gjymtuarit, më keq se sa besimi që të përshkruhet Allahu siç Ai e përshkroi Veten pa krahasime, besimin të cilin e kanë njerëz që ti i quan ”Mushebihah”?

Nëse fjala ”Mushebihah” nuk e kishte karakterizuar fatkeqësinë e Xhehmive, me të cilën ata i gjykojnë besimtarët, nuk do ta kishim quajtur askë tjetër pos teje ”Mushebih” për shkak të ngjasimit dhe krahasimit tuaj të neveritshëm.

Shpërndaje: