Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih el-Bukhari (3/298-299)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
786 – Na ka transmetuar Ebun-Nu’man: na ka transmetuar Hammad, nga Ghajlan bin Xherir, nga Muterrif bin Abdilah, i cili tha:
“Unë dhe Imran bin Husejn u falëm pas Ali bin Ebi Talibit -radijAllahu anh-. Kur ai bënte sexhden, bënte tekbir, kur ngrinte kokën nga sexhdja, bënte tekbir dhe kur grihej nga dy rekatet e para, bënte tekbir. Kur e mbaroi namazin, Imran bin Husejni më kapi për dore dhe më tha: “Ky fali me ne namazin e Muhamedit ﷺ” ose “Më kujtoi namazin e Muhamedit ﷺ.”
Transmeton Muslimi (393).
Formulimi mund të duket problematik sepse thotë “Na fali namazin e Muhamedit”. Në të njëjtën kohë, Allahu -azze ue xhel- thotë:
”Mos ia drejtoni thirrjen të dërguarit, njësoj si thirrjen që ia bëni njëri-tjetrit.” En-Nur, 24:63
Megjithatë, nuk është aspak problematik sepse ndalesa në ajet ka të bëjë me thirrjen. Për sahabët nuk ishte e lejuar që ta thërrasin atë ‘Muhamed’, por ‘i dërguar i Allahut’. Megjithatë, nuk ka të keqe që të thuhet ‘Abul-Kasim’ dhe ‘Muhamed’ ﷺ kur tregon diçka. Çështja është më e gjerë kur tregohet diçka për të sesa kur e thërrisnin atë.