Shkruar nga Shejkh Muhamed bin Abdil-Aziz bin Mani
Burimi: Hashijah ala el-Akidah et-Tahauijeh, fq. 17
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Muhamed bin el-Hasan bin Farqad esh-Shejbani. Harun er-Rashidi e zgjodhi atë si gjykatës. Kur ai udhëtoi me Rashidin për në Horasan, ai vdiq në Rajj, ku edhe u varros.
Babai i tij ishte ushtar në Sham. Kur ai erdhi në Uasit, lindi Muhamedi. Viti ishte 132 Hixhri.
Ai u rrit në Kufe dhe mësoi tek Ebu Hanife, Maliku, Ebu Jusufi dhe të tjerët. Ai jepte mësime në xhaminë e Kufes, kur ai ishte njëzet vjeç.
Ibrahim el-Harbi ka thënë:
E kam pyetur Imam Ahmedin, se ku ai i kishte mësuar çështjet aq me saktësi. Ai tha: ”Nga librat e Muhamed bin Hasanit.
Ai vdiq në vitin 189 hixhri në Rajj.
Es-Sam’ani ka thënë:
”Muhamed bin el-Hasan dhe el-Kisa’i vdiqën në të njëjtën ditë në Rajj.
Thuhet se Rashidi e kishte zakon të thoshte:
”Fikhu dhe gjuha arabe janë varrosur në Rajj.”
Muhamed bin Hasan ishte kushëri i Farrait i cili ishte një imam i njohur në lidhje me gramatikën dhe gjuhën arabe.