Shkruar nga Shejkh Rabi el-Medkhali dhe Shejkh Muhamed bin Kasim
Burimi: Përmbledhje e librit Tadkhirun-Nabihin (327-331), nga Shejkh Rabi el-Medkhali dhe parathënie e librit Fetaua ue Rasail Shejkh Muhamed bin Ibrahim, nga Shejkh Muhamed bin Kasim (1 / 9-22)
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
Emri i tij dhe lindja:
Ai është një nga dijetarët më të ndershëm dhe respektuar. Shejkh Muhamed bin Ibrahim bin Abdil-Latif bin Abdirr-Rrahman bin Hassan, pasardhës i Shejkh Abdullah bin Abdil-Latif. Ai u lind në vitin 1311 hixhri, në Riad në një shtëpi e mbushur me dije.
Fillimi i studimeve të tij:
Babai i tij i dha edukim të pastër dhe periudha e rritjes së tij ishte e ndritur. E mësoi Kuranin përmendësh në moshën 10 vjeçare dhe filloi të mësojë përmendësh bazat e diturive të ndryshme. U verbua në moshën 16 vjeçare, por megjithatë vazhdoi të mësojë përmendësh dhe të studiojë Kuranin me babanë e tij, i cili ishte gjykatës në Riad.
Mësuesit e tij:
1) Shejkh Sa’d bin Hamad bin Atik,
2) Shejkh Hamad bin Faris,
3) Shejkh Abdullah bin Rashid,
4) Babai i tij Shejkh Ibrahim bin Abdul-Latif Al esh-Shejkh,
5) Xhaxhai i tij Abdullah bin Abul-Latif Al esh-Shejkh.
Dijetarët e asaj kohe ishin të mahnitur nga intelekti i tij i zhvilluar dhe dija që kishte përfituar.
Nxënësit e tij:
Shejkhu kishte shumë nxënës të cilët më vonë do të bëheshin nga dijetarët më të mëdhenj të kohës sonë. Në mesin e tyre ishin:
1) Shejkh Abdul-Azizi bin Abdullah bin Baz- ish-myftiu i Arabisë Saudite.
2) Shejkh Abdullah bin Humejd- kreu i gjykatës në Arabinë Saudite.
3) Shejkh Salih bin Abdul-Aziz Al esh-Shejkh- ministri i Vakëfeve dhe Çështjeve të Fesë në Arabinë Saudite.
4) Shejkh Salih bin Muhamed el-Luhejdan- ish-kryegjykatës dhe anëtarë i Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva i Arabisë Saudite.
5) Shejkh Abdurrahman bin Muhamed bin Kasim- ishte ai që mblodhi “Mexhmu Fetaua” të Ibnu Tejmijes dhe shumë libra të tjerë.
6) Shejkh Abdullah bin Abdul-Aziz el-Akil- ish-kryegjykatësi i Arabisë Saudite.
Librat dhe puna e tij:
Librat e tij të vogla dhe fetvatë e tij u mblodhën në një libër që është 13 vëllimesh, i cili është një përmbledhje shumë e mirë, saqë nxënësi i dijes nuk bën të mbetet pa të.
Veprat e tij:
1) Ai e kishte zakon t’u jepte mësime nxënësve në xhami tri herë në ditë, gjatë një periudhe 40 vjeçare,
2) Ishte Myftiu i Arabisë Saudite,
3) Ishte kryegjykatësi Arabisë Saudite, pjesës lindore, qendrore dhe perëndimore,
4) Ishte rektor i Universitetit Islamik të Medinës, kur ai u hap për herë të parë,
5) Mbikëqyri për arsimimin e femrave në Arabin Saudite,
6) Ishte kryetar i Qendrave të Arsimit dhe të Fakulteteve të vendit,
7) Ishte kryetar i Rabitatul-Alem el-Islami.
Ai ishte përgjegjës për shumë gjëra që kishin të bëjë me fenë në Arabinë Saudite. Ai konsiderohet të jetë një nga imamët më të mëdhenj. Dijetarët më të mëdhenj të kohës sonë janë nxënësit e tij, ose nxënësit e nxënësve të tij.
Vdekja e tij:
Shejkhu vdiq më 24 të Ramazanit, në vitin 1386 hixhri.