“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Muhammed bin Salih El-Luhejdan

Burimi: Ed-Durarus Es-Senij-jeh 16/489

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ai është dijetari i nderuar dhe thirrësi shumë i respektuar Salih Ibn Muhamed El-Luhejdan. I cili ka lindur në qytetin El-Bukajrij-jeh në zonën e Kasimit në Arabinë Saudite në vitin 1350 hixhri.

Ai i përfundoi studimet e në Fakultetin e Sheriatit në vitin 1379 hixhri dhe ka punuar si sekretar i Shejkh Muhamed Ibn Ibrahim Ali Shejkhu, i cili (në atë kohë) ishte myftiu i Arabisë Saudite, deri në vitin 1383 hixhri dhe më pas ai (Shejkh Salih El-Luhejdan) u bë ndihmës i kryegjykatësit të gjykatës më të madhe në Rijad. Ndërsa në vitin 1384 hixhri ai u bë vetë kryegjykatës i gjykatës.

Ai mori gradën Master nga Kolegji i Gjyqtarëve në vitin 1389 hixhri dhe ai vazhdoi të jetë kryegjykatësi i gjykatës më të madhe deri në vitin 1390 hixhri, ku më pas ai u bë gjyqtari i institucionit të shqyrtimeve dhe anëtar i këshillit gjyqësor suprem.

Në vitin 1402 hixhri ai u bë kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor të përhershëm, dhe Zëvendës/President i gjykimeve të Kuvendit. Në vitin 1413 hixhri ai u bë kryetari I bashkësisë së Kuvendit.

Ai është anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj që nga viti 1391 hixhri, sikruse është anëtar në Rabitatul Alimil Islami (lidhja e dijetarëve Islam). Ai gjithashtu ka qenë aktiv në fillimet e revistës Rajatul Islam, dhe u bë redaktor dhe manaxher i saj.

Ai gjithashtu jep mësime në Xhaminë e Madhe në Mekë dhe jep Fetva në radio programin Saudit Nur ala Ed-Derb.

Ai zakonisht jep edhe leksione dhe merr pjesë në simpoziume të ndryshme. Ai gjithashtu është oponent i punimeve shkencore akademike në nivelin Master dhe të Doktoraturës, dhe gjëra të tjera të dobishme.

Shpërndaje: