Burimi: Përmbledhje e librit “El-Xhami li Hajat el-Alameh Muhamed bin Salih el-Uthejmin” nga Ualid el-Husejn, me disa shtesa
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Emri i tij:
Emri i tij është Ebu Abdullah Muhamed bin Salih bin Sulejman bin Abdurr-Rrahman bin Uthman el-Vuhejbi et-Temimi. Babai i stërgjyshit të tij Uthmani, thirrej me nofkën Uthejmin dhe pastaj shejkhu u bë i njohur me këtë emër.
Lindja e tij:
Ai ka lindur në qytetin Unejzeh në rrethinën e Kasimit në Arabinë Saudite, më 27 në muajin Ramazan, më 1347 Hixhri.
Mësuesit e tij:
1) Shejkh el-Alameh el-Mufessir Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di- Mësoi tek ai përgjatë një periudhe gjashtëmbëdhjetë vjeçare.
2) Shejkh el-Alameh Abdul-Aziz bin Baz- Ai ishte myfti i Arabisë Saudite, tek ai mësoi Sahihun e Buhariut dhe disa libra të fikhut.
3) Shejkh el-Mufessir Muhamed el-Emin esh-Shenkiti- Tek ai mësoi kur ishte në “Ma’had el-Ilmi” në Riad.
4) Shejkh Muhamed bin Abdul-Aziz el-Mutauua- Ai ishte gjyqtar i fundit në Unejzeh. Tek ai mësoi në lëmin e akides, fikhut dhe gjuhën arabe.
Nxënësit e tij:
Shejkhu dha mësime për dyzetepesë vite derisa vdiq. Ai kishte aq shumë nxënës sa që është vështirë për t’i numëruar të gjithë, por në mesin e tyre ishin:
1) Shejkh Hamad el-Uthman- Ai është një nga dijetarët në Kuvajt dhe profesor në Universitetin e Kuvajtit.
2) Shejkh Sulejman Ebul-Khajl- Ai është rektori aktual i Universitetit Imam Muhamed bin Se’ud.
3) Shejkh Abdus-Selam bin Burxhis- Ai ishte një nga dijetarët e Riadit, i cili është i njohur për librat shumë të mirë që i ka shkruar.
4) Shejkh ‘Issam es-Sinani- Një nga dijetarët në Kasim.
5) Shejkh Abdullah el-Musalem- Një nga dijetarët në Kasim.
Librat e tij:
Shejkhu deri në vitin 1422 hixhri kishte 115 libra të shtypur, të cilat i ka shkruar vetë, por edhe nxënësit e tij kanë transkriptuar nga kasetat e tij. Ndër librat më të njohur janë:
1) Sherhul-Mumti’ e cila është një shpjegim i Zadul-Mustakni’, është shtypur në gjashtëmbëdhjetë volume.
2) Komentimi i Rijadus-Salihin në shtatë vëllime.
3) Një koleksion të librave të shkurta dhe fetvave të Shejkhut, e cila është rreth tridhjetë vëllime.
Lëvdatat dijetarëve për të:
Shejkhul-Muhadith Abdul-Muhsin el-Abbad ka thënë: “…Vëllezër të mi, këtë mbrëmje do t’u them disa fjalë rreth një shejkhu të nderuar në Arabinë Saudite, i cili është një nga dijetarët e mëdhenj të botës islame. Ai i ka kushtuar vëmendje shumë të madhe dhe të veçantë dijes, duke e përhapur atë anekënd botës që t’u bëjë dobi studentëve. Ai është shejkh el-Alame Muhamed bin Salih el-Uthejmin …” (Shejkh Muhamed bin Uthejmin minel-‘Ulema err-Rrabbanijiin, e cila është pjesë e koleksionit të librave të Shejkh Abdul-Muhsinit (6/473)
2) Shejkh Rabi’ el-Medkhali ka thënë: “A mund të gjeni mbi faqen e dheut të tillë sikurse Shejkh Ibn Baz dhe Shejkh Ibn Uthejmin …” (Ehlul-Hadith hum etTaifah el-Mensurah uel-firkatun-Naxhijah 90-91)
Vdekja e tij:
Shejkhu vdiq më 15 Sheval të vitit 1421, që korrespondon me 10 janar 2001.
Autoritetet qeveritare të Arabisë Saudite ishin të detyruar të mbledhin 1500 ushtarë për të mbajtur rendin e mbi 500 000 njerëzve që falën namazin e xhenazes të shejkhut. Në safin e parë ishte ministri i brendshëm i Arabisë Saudite, princi Naxhif bin Abdul-Aziz dhe minsitri i fesë shejkh Salih Al esh-Shejkh, së bashku me dijetarët e mëdhenj të Arabisë Saudite.