Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=123279
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
El-Halebi klithë dhe pëllet sa të mundet. Shtrohen pyetje gjithë kohën për të dhe ne duhet të përgjigjemi. Nëse na pyesin, ne përgjigjemi. Nuk është e lejuar për ne që të fshehim.
El-Halebi ende nuk ka heq dorë nga bashkimi i feve në ”The Amman Message” dhe deklaratën për lirinë fetare, vëllazërinë fetare dhe barazinë fetare dhe se është e detyrueshme për t’u gjykuar nga OKB-ja. Ai nuk ka hequr dorë as nga një germë prej saj.
Përveç kësaj, ai lavdëron inovatorët dhe Hizbitë dhe thotë se Muhammed Hasani është Selefi, Adnan Aruri është Selefi, el-Magravi është Selefi, dhe ai dhe ky është Selafi. Ndaj të gjithë këtyre dijetarët kanë paralajmëruar dhe treguar falsitetin e tyre. Ai i mbron ata ende. Ai e lavdëroi Muhammed Hasanin deri në fillimin e demonstratave (në Egjipt). Pastaj kam lexuar një nga artikujt e tij në të cilën ai shkroi se ai i kishte dhënë leje studentëve të tij për ta refuzuar Muhammed Hasanin. Por a nuk je ti, ai i cili e ka lavdëruar atë, i cili është i detyruar që ta refuzojë atë dhe sidomos duke pasur parasysh që ti e ke lavdëruar atë? A nuk je i detyruar që ta refuzoshë atë? Unë ju pyes në emër të Allahut lidhur me personin që e lavdëron dikë dhe i bën komplimente dhe më pas hesht rreth tij dhe i thotë të tjerëve që ta refuzojnë atë. A pranohet kjo? Kjo nuk pranohet. Ashtu sikurse ti i ke bërë njerëzit të vëmendshëm dhe i ke devijuar ata duke e lavdëruar këtë Kharixhi kundërshtues dhe novator i cili mburret lidhur me revoltën në të cilën përzien burra dhe gra dhe mburret se si ai mori pjesë me gruan e tij dhe fëmijët e tij. A do të thuash se ti ke dhënë leje që ai të refuzohet? Kurrë. Kështu flet një mashtrues. Ne nuk mashtrohemi. Ti e ke lavdëruar atë dhe ti tani je i detyruar që të sqarosh gjendjen e tij.