Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

54.Muhamed Surur akuzon të tjerët për sëmundjen që e ka vetë!

Alameh Zejd bin Muhamed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 70-72

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Një shembull tragjikomik nga terrorizmi ideologjik dhe devijimi mashtrues dhe i dhembshëm i Muhamed Sururit, është se ai argumentohet me disa tekste nga Kurani dhe sunneti për të argumentuar se shejkh Rabi bin Hadi el-bin Umejr el-Medkhali i urren të gjithë të dashurit (eulijatë) e Allahut, si dhe i do dhe i miqëson të padrejtët duke qenë në anën e tyre kur ata në mënyrë të përsëritur shtypin të dashurit e Allahut të cilët mbajnë flamurin e udhëzimit dhe përmirësimit. Ndër të tjera, ai argumentoi me ajetin vijues:

إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ اللّهُ وَرَسُولُهُ وَالَّذِينَ آمَنُواْ الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلاَةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ رَاكِعُونَ وَمَن يَتَوَلَّ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَالَّذِينَ آمَنُواْ فَإِنَّ حِزْبَ اللّهِ هُمُ الْغَالِبُونَ

Vërtet që Ueliu (Mbrojtësi e Ndihmuesi më i mirë) për ju është Allahu, është i dërguari i Tij, janë besimtarët, – ata që kryejnë rregullisht e në mënyrë të përkryer faljet e rregullta ditore sipas kohëve, që japin zekatin dhe ata që përkulen (ia nënshtrojnë veten me bindje Allahut në falje). Dhe kushdo që zgjedh Allahun, të dërguarin e Tij dhe ata që kanë besuar si Mbrojtës, atëherë, partia e Allahut do të jetë fitimtare.” 1

وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاَةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَئِكَ سَيَرْحَمُهُمُ اللّهُ إِنَّ اللّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

“Besimtarët dhe besimtaret janë eulija (ndihmues, mbrojtës e miq) për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, ata i kryejnë rregullisht e në mënyrë të përkryer faljet e përcaktuara ditore, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të dërguarit të Tij. Këta janë ata mbi të cilët Allahu do të derdhë Mëshirën e Tij. Vërtet Allahu është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.” 2

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا عَدُوِّي وَعَدُوَّكُمْ أَوْلِيَاء تُلْقُونَ إِلَيْهِم بِالْمَوَدَّةِ وَقَدْ كَفَرُوا بِمَا جَاءكُم مِّنَ الْحَقِّ يُخْرِجُونَ الرَّسُولَ وَإِيَّاكُمْ أَن تُؤْمِنُوا بِاللَّهِ رَبِّكُمْ إِن كُنتُمْ خَرَجْتُمْ جِهَادًا فِي سَبِيلِي وَابْتِغَاء مَرْضَاتِي تُسِرُّونَ إِلَيْهِم بِالْمَوَدَّةِ وَأَنَا أَعْلَمُ بِمَا أَخْفَيْتُمْ وَمَا أَعْلَنتُمْ وَمَن يَفْعَلْهُ مِنكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَاء السَّبِيلِ

“O ju që keni besuar! Mos i zini armiqtë e Mi dhe armiqtë e juaj miq e shokë duke treguar dashuri ndaj tyre, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve dhe kanë dëbuar të dërguarin (Muhamedin) dhe vetë ju (nga shtëpitë tuaja), vetëm për shkak se besoni Allahun, Zotin tuaj! Ju tregoni miqësi me ta në fshehtësi, ndërkohë që Unë jam i Gjithënjohur për gjithçka që ju fshehni ose shfaqni hapur. Dhe kushdo prej jush që e bën këtë, atëherë ai është larguar tepër arg nga udha e drejtë.” 3

Ai  i përfundoi ajetet me hadithin kudsij, ku Allahu thotë:

“Ai që urren robin Tim besimtar dhe të devotshëm është në luftë me Mua.”

Ai i përmendi këto argumente nën titullin “Kë ata e duan dhe kë ata urrejnë.” Pastaj ai shpjegoi hadithin e përmendur dhe tha:

“Allahu ka premtuar se do ta luftojë atë që urren një rob prej besimtarëve të devotshëm të Tij. Atë që Allahu e lufton do të shkatërrohet. Çfarë të thuhet për një person që urren pjesën më të madhe të besimtarëve të njohur në mesin e dijetarëve, thirrësave dhe grupeve Islamike? Çfarë të thuhet për një person që i konsideron ata në pozitë të njëjtë me jehudët dhe nasarat, dijetarët korrigjuese që luftojnë që feja e Allahut të jetë më e larta? Çfarë të thuhet për një person që beson se ata e dëmtojnë Islamin më shumë se sa kufarët? Çfarë të thuhet për një person që qëndron në anën e të padrejtëve dhe iu bashkohet atyre kur ata në mënyrë të përsëritur shtypin eulijatë e Allahut, që thërrasin në udhëzim dhe përmirësim?”

Pastaj ai dëshiroi që të nxis lexuesit dhe të shkaktoj urrejtjen e tyre ndaj shejkh Rabi el-Medkhalis, dhe tha:

“Unë mund ta imagjinoj se shumë lexues pyesin nëse me të vërtetë ka nxënës të dijes të tillë.”

Pastaj ai shtoi gënjeshtrat e tij dhe dinakëritë e tij dhe e etiketoi shejkh Rabi el-Medkhalin, si lideri i partisë së pushtetarit.

U lutem lexuesve dhe të mençurve të krahasojnë fyerjet e Muhamed Sururit ndaj robërve eulija të Allahut, dijetarëve dhe pushtetarëve të drejtë, kur ai i akuzon ata për hipokrizi, spiunazh, bashkëpunim në mëkate dhe kundër të devotshmëve dhe atyre që i frikësohen Allahut, dhe se ata u binden pushtetarëve në ndalesat të cilat ata i kanë lejuar dhe anasjelltas, me paralajmërimet e shejkh Rabis ndaj pasuesve të epsheve në mesin e hizbive dhe aktivistëve, si dhe sqarimin e tij se sa të dëmshëm që janë bidatet dhe bidatçitë për individët dhe grupet. Jam i bindur se lexuesi i paanshëm që lexon deklaratat e Muhamed Sururit për pushtetarët sauditë, dijetarët e vendit në përgjithësi dhe shejkh Rabi bin Hadi el-Umejr Medkhalin në veçanti, mendon në fjalët e Allahut (te ala):

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفْعَلُونَ كَبُرَ مَقْتًا عِندَ اللَّهِ أَن تَقُولُوا مَا لَا تَفْعَلُونَ

“O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urryer ta thoni atë që nuk e punoni!” 4

fjalët e poetit:

Mos ndalo një karakter që ti vet e posedon

është një turp shumë i madh në qoftë se këtë e vepron

dhe fjala e urtë: më akuzon me gjërat që vet i ka.


1 5:55-56.

2 9:71.

3 60:1.

4 61:2-3.

Shpërndaje: