Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Ighathat-ul-Lahfan (1/93)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kushdo që e mediton mbi praktikën dhe mënyrën e jetës së të dërguarit të Allahut ﷺ, e kupton se ato janë në kundërshtim me praktikat e këtyre njerëzve. Rrobat e tij ndryshonin, ndonjëherë në mes të këmishës së gjatë, veshjes së jashtme, palltos, iz’harit dhe rrobës së sipërme.
Ndonjëherë ai e ngiste devenë vetë, ndonjëherë e kishte dikë pas tij. Ndonjëherë ai përdorte shalën kur ngiste kalin, nganjëherë nuk kishte. Ndonjëherë ai ngiste gomarin.
Ai hante atë që i servohej. Ndonjëherë ulej në tokë, nganjëherë mbi sexhade kashte, ndonjëherë mbi jastëkë.
Ndonjëherë ai ecte vetëm, ndonjëherë ai ecte me shokët e tij.
Praktika e tij ishte të mos kufizonte veten në diçka që Zoti i tij nuk e kishte urdhëruar. Dallimi midis praktikës së tij dhe praktikave të këtyre njerëzve është i madh.