Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mumejji’ah heshtin për të mbledhur njerëz

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429) 

Burimi: ed-Durar en-Nexhmijjeh fi Radd-ish-Shubuhat el-Akadijjeh uel-Menhexhijjeh, fq. 381-382

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebul Hasen el-Halebi ka thënë:

“Nëse gjendja acarohet dhe ne nuk pajtohemi rreth një personi, atëherë absolutisht nuk lejohet të bëhet mosmarrëveshja për të tjerët një mosmarrëveshje midis nesh. Nëse veprojmë kështu, kundërshtarët do të përfitojnë më së shumti prej kësaj.”

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi:

Rreth çfarë gjëje tjetër duhet të bashkohemi? A nuk duhet të bashkohemi rreth së vërtetës? Po. Nëse një person e kundërshton të vërtetën, atëherë ne duhet ta këshillojmë atë. Ose ai kthehet në të vërtetën ose ne e vlerësojmë atë si të devijuar dhe e refuzojmë atë. Nëse një person tjetër e mbështet dhe e ndihmon në pavërtetësinë e tij, ne e kritikojmë dhe e bojkotojmë edhe mbështetësin. Kjo vlen veçanërisht nëse bidatçiu posedon bidate dhe devijime të qarta sikurse bidatet e Khauarixhëve. Ne nuk duhet të heshtim në lidhje me këtë Mumejji’i vetëm për të bashkuar njerëzit. Nuk ka dyshim se bidati i Khauarixhëve është më i dëmshëm për fenë. Nëse themi se është e lejueshme të studiosh te një Kharixhi, atëherë ne ndihmojmë të prishim fenë dhe i inkurajojmë sabotuesit.

Shpërndaje: