Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ti nuk je në rrugën e drejtë. Kjo është rruga e hipokritëve. Ata janë të cilët ja mveshin të metat besimtarëve dhe dijetarëve, e më pas i përhapin ato:
”Ata të cilët duan që tek besimtarët të përhapen gjërat e ndyta, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu i di të fshehtat kurse ju nuk i dini.” (24:19).
Nuk është prej mirësisë,as nga dituria e as prej fesë të kërkosh gabimet e dijetarëve, e në anën tjetër të harrosh vyrtytet dhe gjërat e mira tek ata. Ne nuk themi se nuk mund të gjesh gabime tek dijetarët. Patjetër se mund të gjesh pasi që ata nuk janë të pagabueshëm. Mirëpo nuk është zgjedhje e duhur t´i përhapësh ato tek njerëzit apo të shkruash edhe libër rreth tyre. Zgjedhja është që këto të trajtohen në mënyrë të fshehtë dhe ti´a drejtosh kritikat personit që ka bërë gabim. Tregojë atij se ai ka gabuar në drejtim të këtij personi. Mund të ndodhë që vetë ti e ke gabim. Ndoshta ju e keni keqkuptuar.
Megjithatë, ne themi se ti duhet të merresh me personin që ka gabuar, dhe ta bëshë këtë në mënyrë të fshehët. Pa e marrë parasysh se a i drejtohesh me gojë apo me shkrim në mënyrë që ta pastrosh ndërgjegjen tuaj. Duhet të ruhesh që njerëzit në përgjithësi, e në veçanti ata të thjeshtit, rinia dhe të vegjlit të mos dëgjojnë për këtë. Kjo asesi nuk është mirësi e as në interes të njerëzve.