Përktheu: Besim Gjelaj
www.perlatmuslimane.com
Jahja ibën Ja’mer përcjell nga Aishah (radijAllahu anha), gruaja e pejgamberit ﷺ, e cila thotë:
“Pastaj, e pyeta të dërguarin e Allahut, ﷺ për murtajën dhe ai ﷺ më tha:
“Ajo është ndëshkim që Allahu e dërgon kundër atyre që Ai dëshiron, ndërsa e dërgon mëshirë për besimtarët. Ai që qëndron në vendin e tij ku ka rënë murtaja, bën durim dhe e di se nuk ka për ta goditur vetëm se ajo që Allahu ka caktuar për të, veç se do të ketë shpërblimin si shehidi.” Buhari nr 5734