Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsirul-Kuranil-‘Adhim (1/619-620)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Thotë Allahu -subhanehu ue te ala-:
“Grave, me të cilat kaloni jetë bashkëshortore, jepuni dhuratat e detyrueshme (për jetesë). S’ka gjynah për ju, me pëlqimin e të dyja palëve, që ta shtoni apo ta pakësoni sasinë e dhuratës së premtuar. Se, Allahu, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” 4:24
Muxhahidi ka thënë se ky ajet është shpallur në lidhje me martesën e përkohshme. Mirëpo shumica dërmuese e dijetarëve të tjerë thonë ndryshe. E gjithë çështja i referohet asaj që është konfirmuar në sahihun e Bukhariut dhe Muslimit, në një transmetim nga prijësi i besimtarëve Ali bin Ebi Talib, i cili ka thënë:
“Me të vërtetë, i dërguari i Allahut ﷺ në ditën e Hajberit ndaloi martesën e përkohshme dhe ngrënien e mishit të gomarit shtëpiak.”
Ky hadith ka edhe disa formulime të cila përmenden në librat e hadithit dhe të fikut (e që të gjitha janë në këtë kuptim). Muslimi ka transmetuar në Sahihun e tij nga Er-Rebi’ bin Sabrah bin Ma’bed el-Xhuheni, nga babai i tij, i cili luftoi me të dërguarin e Allahut ﷺ ditën kur u pushtua Meka, i cili tha:
“O ju njerëz! Me të vërtetë ua kam lejuar martesën e përkohshme, por tani Allahu e ka ndaluar atë deri në ditën e kijametit.”