Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Myftiu i Arabisë Saudite u bën thirrje shteteve të botës që të marrin masa ndaj atyre që fyejnë profetët

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Burimi: http://www.alriyadh.com/net/article/768381

Data e fetvas: 28/10-1433 ose 15/9-2012

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Myftiu i Arabis Saudite dhe kreu i “Dijetarëve të Mëdhenj” Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh, ka deklaruar se mbështetja më e madhe për profetin صلى الله عليه وسلم është ta pasosh atë, Sunnetin e tij dhe që punët tuaja të jenë në përputhshmëri me Sunnetin e tij, të kesh dituri rreth jetës së tij dhe të përhapësh vlerat e Islamit dhe mësimet e tij.

Ai gjithashtu tha se përpjekja dashakeqe për të përhapur filmin nënçmues kundër profetit صلى الله عليه وسلم as nuk do ta dëmtojë thirrjen profetike e as islamin në asnjë mënyrë. Allahu (Azze ue Xhel) e ka ngritur Muhammedin صلى الله عليه وسلم dhe e ka poshtëruar atë që e kundërshton atë. Ai i ka dhënë atij fitoren e qartë, e ka mbrojtur atë nga njerëzit, e ka kursyer nga tallësi, ia ka dhënë atij mirësinë e madhe dhe e ka shfarosur atë qe e urren atë.

Ai gjithashtu i dha rëndësi të madhe formës se si muslimanët po i kundërvihen këtij veprimi dashakeqës, duke thënë se kjo duhet të bëhet sipas asaj që e ka ligjësuar Allahu (Azze ue Xhel) dhe i dërguari i Tij صلى الله عليه وسلم. Zemërimi nuk duhet t’i bëjë mudlimanët që ta lënë anash urdhrin e Allahut e të bëjnë atë që është e ndaluar. Me veprime të tilla të muslimanëve veçse përmbushet një pjesë e qëllimit nga ai film. Gjithashtu, është e ndaluar për të ndëshkuar njerëzit e pafajshëm, është e ndaluar vrasja e njerëzve (që është e ndaluar të vriten), sulmimi i pronave të të tjerëve, djegia ose rrënimi i objekteve publike për shkak të mëkatit të mëkatarit.

Gjithashtu, ai u kërkoi vendeve të botës dhe organizatave ndërkombëtare që t’i ndëshkojnë ata që sillen pa respekt ndaj profetëve dhe të dërguarve të tjerë.

Shpërndaje: