Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi dhe ngrënia e ushqimit pas tauaf-ul-ueda

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih el-Bukhari (2/366)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

78 – Kapitulli i futjes së devesë në xhami.

Ibn Abbasi ka thënë:

“Profeti e bëri tavafin në deve.”

464 – Abdullah bin Jusuf na tregoi: Maliku na tregoi, nga Muhammed bin Abdirr-Rrahman bin Neufel, nga Urueh nga Zejnah bint Ebu Selemeh, nga Umm Selemeh e cila ka thënë:

“U ankova te profeti për shëndetin tim dhe ai tha: “Bëje tavafin pas njerëzve.” E bëra tavafin ndërsa i dërguari i  falej pranë qabes dhe lexonte suren “et-Tur”.”

Hadithi dëshmon se është e padëmshme të falesh pas tauaf-ul-ueda sepse profeti e fali sabahun pas tauaf-ul-ueda. Atëherë si mund të kombinohet ky hadithi me hadithin e Ibn Abbasit -radijAllahu anhuma-:

“Njerëzit u urdhëruan që tavafi rreth qabes të jetë gjëja e fundit që ata bëjnë. Ishte vetëm gruaja me menstruacione e cila u lirua nga kjo.” Bukhari (1755) dhe Muslimi (1328).

Po, pushimi i shkurtër është i padëmshëm. E njëjta gjë vlen edhe nëse një person ha drekë apo darkë, blenë diçka për udhëtim ose e pret kompaninë e tij [pas tauaf-ul-ueda] – kjo nuk ndikon.

Shpërndaje: