Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Nur alad-Darb (24 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Para vendit më të mirë në shtëpinë time gjenden dy tualete të cilat gjithashtu janë në drejtim të Kiblës. Unë e kam zakon që të falem në këtë vend ku tualetet janë para meje. Kam vepruar kështu për pesë muaj, pa e ditur se a është e lejueshme apo jo dhe nëse namazet e mia të mëparshme janë të vlefshme apo jo.”
Përgjigje: ”Është e papërshtatshme për një musliman që të falet në vende të ndyta. Kur një person falë namazin Allahu është para tij. Prandaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) ndaloi namazliun që të pështyjë përpara tij ose në të djathtë të tij. Nëse ai duhet të pështyj, ai e bën këtë në të majtë të tij apo nën këmbën e tij.
Megjithatë namazet e saja të mëparshme janë të vlefshme. Ajo është falur një vend të pastër. Ai vend nuk është i papastër. Megjithatë, ajo është falur drejt një vendi të papastër. Namazi në një vend të pastër drejt një vendi të papastër është i vlefshëm. Përjashtimi i vetëm është vendi për ndalimin e të cilës ka dëshmi si namazi drejt varreve. Muslimi transmeton se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Mos u falë drejt varreve dhe mos u ul mbi to.”
Namazi drejt varreve është i ndaluar dhe i pavlefshëm. Por namazi në një vend të pastër drejt një vendi në të cilin namazi është i pavlefshëm, përveç varreve, është e papërshtatshme. Një person duhet ti shmanget kësaj. Megjithatë, namazi është i vlefshëm.”