“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i atij që sapo ka hyrë në islam, pa suren el-Fatiha

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (6)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/14379

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një njeri kishte hyrë në Islam dhe hyri koha e namazit. Ai nuk kishte mësuar diçka nga Kurani dhe kishte nevojë për pak kohë. Ai i lejohet të falet ashtu sikurse është, apo ai duhet të mësojë Kuranin?

Përgjigje: Ai duhet të falet me muslimanët e pranishëm. Ai duhet të falet me ta edhe pse ai nuk e ka mësuar përmendësh diçka prej Kuranit. Atij nuk i lejohet që të mos falet. Dhe nëse nuk ka dikush tjetër me të cilin mund të falet, kështu që le të falet vetë aq sa më mirë që mundet. Në qoftë se ai di diçka nga Kurani, ai e lexon atë. Përndryshe, ai mundet ta bëjë hamd Allahun, të thotë Allahu-Ekber dhe La ilahe ila-Allah1. Pastaj ai zbret në ruku.


1Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nëse din të lexosh nga Kurani bëjë këtë. Përndryshe thuaj Subhan-Allah, Allahu-Ekber, La ilahe il-la Allah.” (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili ka thënë se hadithi është i mirë).

Shpërndaje: