Gjakderdhjet e çrregullta, rrjedhje të urinës, të medhisë dhe gazrave të vazhdueshëm
Autor: Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: El-Mukni, (1/98)
Shpjegon: Imam Sulejman bin Abdil-lah Al esh-Shejkh
Burimi: Hashijeh ala el-Mugni, (1/98)
Imam Sulejman bin Abdilah Al esh-Shejkh: “Nëse gruaja që ka gjakderdhje jashtë periudhës menstruale, atëherë duhet ta pastroj organin gjenital e më pas të vendosë ndonjë fashë. Ajo duhet të marr abdes para çdo namazi kur të ketë hyrë koha e namazit dhe t’i falë namazet që dëshiron. 1E njëjta gjë vlen edhe për personin me rrjedhje të urinës, të medhisë, gazrave të vazhdueshëm dhe gjakderdhje të vazhdueshme të plagëve dhe të hundës. A është e lejueshme të bësh marrëdhënie seksuale me gruan e cila ka gjakderdhje të vazhdueshme (të çrregullta), në rast nëse ekziston frika e rënies në mëkat? Imam Ahmedi ka dy mendime në këtë çështje dhe Allahu e di më së miri!”
Fusnotë: 1 Imam Sulejman bin Abdil-lah Al esh-Shejkh (rahimehullah!) ka thënë: “Pavarësisht nëse namazi është farz, namaze sunnet apo namaze të bashkuara, për aq kohë sa nuk ka përfunduar koha e namazit.” (El-Hashijeh alel-Mugni, ( 1/98)
- april 28, 2016
- Comments are off