“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i gruas së parfumosur në xhami

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamad el-Abbad

Burimi: http://audio.islamweb.net/AUDIO/index.php?page=FullContent&audioid=173160&fu

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ebu Davudit tha:

1663 – Ibn Kethiri na ka treguar: Sufjani na informoi nga Asim bin Ubejdil-lah nga Ubejd, robi i Ebu Ruhmit, nga Ebu Hurejra, i cili më tha se u takua me një grua dhe ndjeu aromën e saj të parfumit dhe pa se si pluhuri shupuriste nga hixhabi i saj. Ai tha:

“Oj robëresh e të Plotfuqishmit! A po vjen nga xhamia?” Ajo u përgjigj: “Po.” Ai e pyeti: “A është kjo arsyeja pse je parfumosur?” Ajo u përgjigj: “Po.” Ai i tha: “E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem duke thënë: “Namazi i cili falet nga gruaja që është parfumosur për në xhami nuk i pranohet deri sa ajo të kthehet dhe të pastrohet sikurse pastrohet pas mardhënieve seksuale.”1

Hadithi ka një dobësi në zinxhirin e transmetimit. Në të është një transmetues i cili është kritikuar. Dhe në qoftë se hadithi është autentik ai tregon për ndëshkim, do të thotë se ajo nuk shpërblehet për këtë namaz. Ajo erdhi në xhami për tu shpërblyer por në vend të kësaj ra në mëkat dhe e humbi shpërblimin e namazit të cilin e fali.

Ne më parë kemi thënë se vetëm për shkak se një namaz nuk pranohet nuk do të thotë se duhet përsëritur atë. Sepse ajo është falur. Hadithi do të thotë se ajo humbi shpërblimin për shkak të mëkatit të saj.

____________________________

1 Autentik sipas Albanit në “Sahih Sunnen Ebi Davud” (4174).

Shpërndaje: