“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i hipokritit

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/1/140)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

66 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nëse ndonjë nga ju e zë një sexhde nga namazi i ikindisë para se të perëndon dielli ai do të plotësojë namazin e tij. Dhe në qoftë se ai e ze një sexhde nga namazi i sabahut para se të lind dielli ai duhet të plotësojë namazin e tij.” 1

Mësimi i tretë nga ky hadith: Dije se hadithi ka të bëjë me personin i cili qëllimisht e shtyen namazin derisa të ketë mbetur kjo kohë e shkurtër. Edhe nëse ai e zë namazin, ai mëkaton sepse e ka shtyrë namazin qëllimisht. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ky është namazi i hipokritit. Ai ulet dhe e vëzhgon diellin. Kur ai është në mes dy brirëve të shetjanit ai ngritet, çukit katër [rekate] dhe të kujton pak për Allahun.” 2

Sa për atë që nuk e bënë këtë me qëllim – si personi në gjumë dhe ai që ka harruar – ai ka një tjetër gjykim. Ai duhet të falet menjëherë kur ti kujtohet namazi edhe nëse dielli është lindur apo duke përenduar. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Atë që e zë gjumi për namaz ose e harron atë, ai duhet ta falë atë kur ti koujtohet.” 3

Këtu trajtohen dy çështje:

1 – Namazi arrihet me kohë.

2 – Ky vonim përmban mëkat.

Hadithi e trajton çështjen e parë. Askush nuk duhet të mendojë se vetëm për shkak se çështja e dytë nuk përmendet aty tregon se personi shpëton nga mëkati. Jo aspak. Ai është mëkatar në çdo rast, pavarësisht nëse ai e zë namazin apo jo. E fundit që hadithi përmend është se ai e ka arritur namazin me kohë pasiqë e ka zënë një rekat dhe se ai nuk e ka arritur me kohë nëse ai nuk ka falur një rekat. Në rastin e parë, namazi është edhe i vlefshëm edhe me mëkat. Në skenarin e dytë, ai është edhe i pavlefshëm edhe me mëkat.

_____________________

1 Bukhari (1/148), Nesai (1/90), Bejhaki (1/368) dhe es-Sarraxh (1/59).

2 Muslimi (2/110).

3 Muslimi (2/142).

Shpërndaje: