Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 68-70
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
96 – Transmetohet se, Xhabir bin Abdilahi (radijAllahu anhu) ka thënë: “I dërguari i Allahut ﷺ na mësonte bërjen istihare në të gjitha çështjet, ashtu siç na mësonte ndonjë sure të Kuranit.
Ai thoshte:
“Nëse ndonjëri prej jush i shkon në mendje diçka, ai duhet të fal dy rekate përveç lutjes së detyrueshme dhe pastaj të thotë:
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْتَخِيرُكَ بِعِلْمِكَ وأَسْتَقْدِرُكَ بِقُدْرَتِكَ وأَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ الْعَظِيمِ فَإِنَّكَ تَقْدِرُ وَلاَ أَقْدِرُ وَتَعْلَمُ وَلاَ أَعْلَمُ وَأَنْتَ عَلاَّمُ الْغُيُوبِ, اللَّهُمَّ إِنْ كُنتَ تَعْلَم ُأَنَّ هَذَا الأَمْرَ خَيْرٌ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعاقِبَةَ أَمْرِي وَعَاجِلِهِ وَآجِلِهِ فاقْدُرْهُ لِي وَيَسِّرْهُ لِي ثُمَّ بَارِكْ لِي فِيهِ وَإِنْ كُنْتَ تَعْلَم أَنَّ هَذَا الأَمْرَ شَرٌّ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي وَعَاجِلِهِ وَآجِلِهِ فَاصْرِفْهُ عَنِّي وَاصْرِفْنِي عَنْهُ واقْدُرْ لِيَ الْخَيْرَ حَيْثُ كَانَ ثُم أَرْضِني بهِ
“O Allahu im, nëpërmjet diturisë Tënde kërkoj hajrin! Kërkoj ndihmë nëpërmjet fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta sepse Ti je i Gjithëfuqishëm, e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat.
O Zot, nëse kjo punë e imja (emëron këtu dëshirën, hallin, etj.) është hajr për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko.
E nëse kjo pune është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të.”
Transmeton Bukhari në El-Adeb el-Mufred (703).
Asnjëherë nuk do të pendohet ai i cili kërkon ndihmë nga Allahu (duke bërë istihare), konsultohet me njerëzit dhe bëhet i vendosur në synimin e tij. Ngase Allahu (te ala) ka thënë:
“Dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.” 3:159
Katadeh ka thënë: “Nuk ka popull të cilët konsultohen me të tjerët duke pasur për qëllim shpërblimin e Allahut, veçse do të udhëzohen në atë që është më e mira për ta.”