Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Hidjaat-ul-Hajara, fq. 238-239
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nasarat (të krishterët) fillojnë faljet e tyre duke u kryqëzuar. Zoti i botëve nuk ka të bëjë fare me atë falje. As Mesiu apo ndonjë profet tjetër. Lutja e tyre ngjason më shumë me një shaka sesa një adhurim. Kurrë nuk do të lutej Mesiu ose dishepujt e tij në këtë mënyrë.
Ashtu si të gjithë profetët e tjerë të Beni Israilëve, Mesiu lexonte Teuratin dhe Psalmet në lutjet e tyre. Ndryshe nga shumë nasara që pothuajse enden dhe këndojnë kur luten. Ata thonë se kanë meshë, meshë që janë shpikur nga individë të ndryshëm.
Ata luten në drejtim të lindjes, diçka që Mesiu nuk e bëri kurrë. Gjatë gjithë jetës së tij ai u fal në drejtim të Jerusalemit. Jerusalemi ishte gjithashtu drejtimi i lutjes së Davudit, dhe drejtimi i profetëve të Beni Israilëve.