Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fikhul-Ibadat, fq. 290-291
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Disa njerëz të cilët falen pas imamit marrin me vete Kuranin për ta ndjekur leximin e Imamit. Çfarë mendoni për këtë?”
Përgjigje: ”Ne besojmë se ata që falen pas imamit nuk duhet të mbajnë Kur’anin me vete nëse nuk është e nevojshme. Shembull i kësaj nevoje është se, imami nuk e ka din Kuranin përmendësh mirë dhe si rrjedhojë ai ka nevojë për dikë që e korrigjon atë nga prapa. Në raste të tjera, nuk është mirë për ta bërë këtë, sepse kjo gjë ndikon në përqendrim dhe gjithashtu shkaktohen lëvizjeve të panevojshme. Gjithashtu humbet edhe Sunneti, i cili është për të vënë dorën e djathtë mbi dorën e majtë mbi gjoks. Prandaj është më mirë të mos bëhet kjo nëse nuk është e nevojshme.”