Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Namazi i xhumasë në sallë konference

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (13), min:

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdah%20Fiqh-26-10-1434.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Isha në një konferencë në një vend arab për pesë ditë. Ne i falnim të gjitha namazet në sallën e konferencave, sepse nuk kishte xhami rreth nesh. Ditën e xhuma ata më caktuan imam, ku unë mbajta hutben dhe e fala namazin e xhumasë me ta në të njëjtën sallë. A ishte veprimi im i saktë?

Përgjigje: Këta nuk ishin vendas. Namazi i xhumasë nuk mbahet në qytet. Nëse namazi i xhumasë falet afër, ata falen me muslimanët. Nëse namazi i xhumasë nuk mbahet dhe ata janë udhëtarë, ata nuk e falin namazin e xhumasë. Nëse ka një xhami në afërsi të tyre, ata e falin namazin e xhumasë në të. Nëse nuk ka xhami, ata e falin drekën dhe jo namazin e xhumasë.

Shpërndaje: