“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

3.Nata e Kadrit dhe caktimi i saj

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Kijamu Ramadan, fq. 18-19

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

[2] Nata më e mirë është Lejlet-ul-Kadr (nata e Kadrit) duke u bazuar në fjalët e profetit ﷺ: 

“Ai që ka sukses të fal namaz natën e Kadrit me besim dhe shpresë, do t’i falen mëkatet e tij të mëparshme.”1

[3] Mendimi më i fortë thotë se ajo është në natën e njëzet e shtatë në Ramazan. Shumica e haditheve e thonë këtë. Njëri prej tyre është hadithi i Zirr bin Hubejshit i cili tha:

“Kam dëgjuar se i thanë Ubej bin Ka’bit: “Abdullah bin Mesudi thotë se ai që falet çdo natë gjatë gjithë vitit do ta qëlloj natën e Kadrit.” Atëherë Ubej (radijAllahu anhu) tha: “Allahu e mëshiroftë atë, ai nuk deshi që njerëzit të mbështeten (vetëm në adhurimin në një natë). Pasha Atë që askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë pos Tij, ajo është gjatë Ramazanit. Betohem në Allahun se gjithashtu e di se në cilën natë ajo është! Nata të cilën i dërguari i Allahut ﷺ na urdhëroi të falemi është nata e njëzet e shtatë. Shenjë e saj është se dielli lindë në mëngjes i bardhë pa rreze.”

Në një transmetim tjetër ai ia atribuoi këtë profetit ﷺ2.


1 Bukhari, Muslimi dhe të tjerë transmetojnë nga Ebu Hurejra dhe Ahmedi (5/318) nga Ubejd bin es-Samit. Shtesa është e tij dhe gjithashtu e Muslimit nga Ebu Hurejra. Vërejtje! Në botimin e kaluar, përmenda në fund të hadithit shtojcën: “… dhe pasuesit …”. Unë isha mbështetur në el-Mundhirin dhe el-Askalanin i cili tha se ishte autentik. Pastaj, Allahu ma lehtësoi të hulumtoj rrugët e tjera dhe transmetime nga Ebu Hurejra dhe Ubejdi në një mënyrë që unë nuk kam parë askënd ta bëjë këtë.

Atëherë mu bë e qartë se shtojca e kundërshton transmetimin më të saktë [është Shadhdh] nga Ebu Hurejra dhe [Munker] nga Ubadeh. Ai që e shpjegon njërin të jetë i mirë dhe të dytin autentik, e bëri atë sepse ai ishte mashtruar nga pamja e dukshme e zinxhirit të transmetimit pa studiuar transmetimet e tjera.

Këtë e kam arritur pasi kam bërë një hulumtim gjithëpërfshirës. E kam vendosur atë në “Silsilah el-Ahadith edh-Dha’ifeh” (5083). Unë nuk e kam përmendur këtë shtojcë në hadithin e Ebu Hurejrës sepse e kam përmendur atë në “Sahih et-Targhib uet-Tarhib” (982). Megjithatë, unë nuk e kam përmendur hadithin e Ubades me të, ndryshe me bazën e tij në “et-Targhib” dhe Allahu (te ala) është Ai që sjell sukses.

2 Muslimi dhe të tjerë. Është përmendur në “Sahih Ebi Daud” (1247).

Shpërndaje: