Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndalesa për martesë për shkak të gjidhënies

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Fataua En-Nisa (faqe 222)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Janë dy motra, njëra ka dy vajza dhe tjetra ka një djalë dhe kjo e ushqeu vajzën e madhe të motrës së saj së bashku me djalin e vet. A është e lejuar për djalin të martohet me vajzën e dytë nëna e cilës nuk e ka ushqyer me gji?”

Përgjigje: “Nëse njëra vajzë është ushqyer me gji nga nëna e djalit, ndërsa djali nuk është ushqyer me gjirin e nëns së vajzës, atëherë është e lejuar për të që të martohet me motrën e saj (motrën nga gjaku, i motrës së tij nga gjiri); kjo sipas konsensusit të muslimanëve.”

Shpërndaje: