Imam Ali bin Ala-id-Din bin Ebil-´Izz el-Hanefi (v. 792)
Burimi: “Sherh Akidetit-Tahauijeh”, fq. 307-308
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nuk duhet folur në asnjë aspekt në qoftë se nuk ke dije, posaçërisht në çështje të fesë. Thotë Allahu (te ala):
وَلاَ تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولـئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْؤُولاً
“Mos shko pas diçkaje (mos fol) për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi.” 17:36
Dhe thotë Allahu (te ala):
وَمِنَ النَّاسِ مَن يُجَادِلُ فِي اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَيَتَّبِعُ كُلَّ شَيْطَانٍ مَّرِيدٍ {3} كُتِبَ عَلَيْهِ أَنَّهُ مَن تَوَلَّاهُ فَأَنَّهُ يُضِلُّهُ وَيَهْدِيهِ إِلَى عَذَابِ السَّعِيرِ
“Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështjet rreth Allahut pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo shejtan kryengritës, e është caktuar se kush e bën shejtanin mik, e shejtani do ta devijoi atë e do ta drejtojë atë në ndëshkimin e zjarrit.” 22:3-4
Dhe thotë Allahu (te ala):
وَمِنَ النَّاسِ مَن يُجَادِلُ فِي اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَلَا هُدًى وَلَا كِتَابٍ مُّنِيرٍ {8} ثَانِيَ عِطْفِهِ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ اللَّهِ لَهُ فِي الدُّنْيَا خِزْيٌ وَنُذِيقُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَذَابَ الْحَرِيقِ
“Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështjet rreth Allahut pa kurrfarë dije, pa udhërrëfyes dhe pa Libër ndriçues. Ata e kthejnë mënjanë kokën (nga mendjemadhësia), që të largojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Këta njerëz do të poshtërohen në këtë botë, kurse në Ditën e Kiametit Ne do t’i bëjmë, që të shijojnë dënimin e zjarrit të ndezur fort.” 22:8-9
Dhe thotë Allahu (te ala):
وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِّنَ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
“E kush është në humbje më të madhe, se ata që udhëhiqen nga dëshirat e veta, pa udhëzim prej Allahut? Sigurisht, Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.” 28:50
Dhe thotë Allahu (te ala):
إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ وَمَا تَهْوَى الْأَنفُسُ وَلَقَدْ جَاءهُم مِّن رَّبِّهِمُ الْهُدَى
“Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe atë që ua ka qejfi, ndonëse u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi (për rrugën e drejtë).” 53:24
Dhe ajete të tjera të shumta që kanë këtë kuptim.
Transmetohet nga Ebu Umameh (radijAllahu anhu), se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
ما ضل قوم بعد هدى كانوا عليه إلا أوتوا الجدل ثم تلا : مَا ضَرَبُوهُ لَكَ إِلَّا جَدَلًا
“Nuk kanë lajthitur ndonjë popull pasi që ishin të udhëzuar, veçse u bënë polemizues.” Pastaj lexoi ajetin: “Ata ta paraqesin këtë shembull vetëm për shkak se janë polemizues.” 43:58. Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është Hasen.
Transmetohet nga Aishah (radijAllahu anha), se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
إن أبغض الرجال إلى الله الألد الخصم
“Njerëzit më të urryer tek Allahu janë kundërshtarët grindavec (polemizues të tepërt).” Buhariu dhe Muslimi.
Nuk ka dyshim se, ai i cili nuk pranon fjalën e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem, është i mangët në besimin (Teuhidin) e tij. Sepse, i tilli flet me mendjen dhe teket e veta, apo pason dikë i cili flet nga mendja dhe teket e tij pa u mbështetur në udhëzimin e Allahut. I tilli ka mangësi në çështje të besimit në proporcion me kundërshtimin e Sunnetit profetik. Me këtë gjë, anasjelltas i bie që ai ka marrë për zot dikë tjetër pos Allahut. Thotë Allahu:
أَفَرَأَيْتَ مَنِ اتَّخَذَ إِلَهَهُ هَوَاهُ
“A nuk e ke parë atë që epshin e tij e ka marrë për ilah (të adhuruar)? Atë Allahu e ka devijuar.” 45:23
Do të thotë, adhuron atë që i përshtatet dëshirave të veta.