Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndalesa për tu martuar me një grua shtatzënë

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adhua-ul-Bejan (4/44)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Unë mendoj se mendimi  më i saktë është se nuk lejohet martesa me një grua që është shtatzënë përmes imoralitetit derisa ajo të lind, për dallim nga mendimi që disa dijetarë e lejojnë këtë. Ky mendim është transmetuar nga esh Shafi’i dhe të tjerët, dhe këtë mendim e ka edhe medhhebi i  Ebu Hanifes. Martesa me një grua shtatzënë do të thotë të ujit tokën me ujin e dikujt tjetër dhe kjo nuk lejohet. Dëshmia për këtë është fjala e Allahut (Azze ue Xhel):

وَأُوْلَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ

”Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.”1

Askush nuk përjashtohet prej këtij gjykimi të përgjithshëm pa një argument që është e detyrueshme për t’iu referuar. Prandaj nuk lejohet martesa me një grua shtatzënë derisa të lindë. Allahu ka thënë në mënyrë theksuese se periudha e pritjes së gruas shtatzënë përfundon me lindjen e fëmijës. Prandaj, është e detyrueshme të pasohet gjykimi i përgjithshëm përderisa nuk ka asnjë dëshmi nga Kurani apo Sunneti që e shfuqizon atë.


1 65:4

 

Shpërndaje: