“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ndalohet tregimi i sekreteve bashkëshortore

Shejkh Sulejman er-Ruhejli

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Prej obligimeve dhe të drejtave që janë reciproke ndërmjet të dy bashkëshortëve është dhe ajo e cila përfshihet në parimin Kuranor: Ruajtja e sekreteve bashkëshortore, madje edhe në rast se Allahu ka caktuar që ata të dy të ndahen nga njëri-tjetri.

I dërguari i Allahut ka thënë:

”Njeriu me pozitën më të keqe tek Allahu në ditën e ringjalljes është burri që ka marrëdhënie me gruan e tij dhe ajo me të dhe pastaj përhap sekretet e saj.” Transmeton Muslimi.

Dhe i dërguari i Allahut ka thënë

“Ndoshta një burrë tregon atë që bëri me gruan e tij.”

Vini re vëllezërit e mi – këtu përfshihet si ai që flet me një grup njerëzish, si ai që flet me një person të vetëm.

”Ndoshta një burrë tregon atë që bëri me gruan e tij dhe ndoshta një grua tregon atë që bëri me burrin e saj.”

Mos e bëni këtë!

”Me të vërtetë kjo është sikurse një shejtan mashkull dhe një shejtane femër që bëjnë zina në rrugë ndërsa njerëzit i shikojnë.”

Në një transmetim, nga Esma bintu Jezid radijAllahu anha, ku ajo ishte me të dërguarin e Allahut , ndërsa burrat dhe gratë ishin ulur me të dhe i dërguari i Allahut tha:

”Ndoshta një burrë tregon atë që bëri me gruan e tij. Ndoshta një grua tregon atë që bëri me burrin e saj.”

 Njerëzit qëndruan të heshtur, kështu që unë (Esma) thashë:

”Pasha Allahun, gratë thonë kështu dhe burrat veprojnë kështu.”

Profeti tha:

”Mos e bëni këtë sepse me të vërtetë kjo është sikurse një shejtan mashkull dhe një shejtane femër që bëjnë zina në rrugë ndërsa njerëzit i shikojnë.”

Transmetuar nga Ahmedi dhe shejkh Albani ka thënë se hadithi është hasen ose sahih.

Shpërndaje: