Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: “Fetaua Erkanul-Islam”, pyetja 10, fq.34
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Si mund ta kombinojmë hadithin rreth besimit/imanit, i cili është: “Besimi në Allahun, Engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit, dhe Kaderin të mirën dhe të keqen në të…” me hadithin e Profetit salallahu alejhi ue selem:
الإيمان بضع و سبعون شعبة…
“Besimi është shtatëdhjetë e ca pjesë…?”
Përgjigje: “Imani i cili ka për qëllim akiden (bindja), ka gjashtë shtylla, të cilat janë përmendur në hadithin e Xhibrilit alejhis-salatu ues-selam kur ai e pyeti Profetin salallahu alejhi ue selem në lidhje me Imanin e ai iu përgjigj:
الإيمان أن تؤمن بالله ، و ملائكته ، و كتبه ، و رسله ، و اليوم الآخر ، و تؤمن بالقدر خيره و شره
“Imani është të besosh në Allahun, Engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe në Kaderin, të mirën dhe të keqen e tij.” (Buhariu 50 dhe Muslimi 9)
Në lidhje me Imanin i cili i përfshin veprat, llojet dhe varietetet e tyre, ai përbëhet prej më shumë se shtatëdhjetë shkallë. Për këtë arsye, Allahu Te’ala e ka quajtur namazin “Iman” në thënien e Tij:
وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُضِيعَ إِيمَانَكُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ بِالنَّاسِ لَرَءُوفٌ رَحِيمٌ
“Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj. Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar dhe i Mëshirshëm me njerëzit.” 2:143
Sipas komentuesve të Kuranit, fjala “Imanin” në këtë ajet ka për qëllim “faljen e namazit tuaj në drejtim të Kudsit”. Është kështu sepse Sahabët para se të urdhëroheshin që të ktheheshin në drejtim të Qabesë, ata e falnin namazin në drejtim të Xhamisë el-Aksa.”