Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua (1/133-134)
Pyetje: Një burrë kishte për qëllim që të udhëtojë dhe për shkak të injorancës ai ndërpreu së pari agjërimin në shtëpi dhe pastaj udhëtoi. A është i detyruar që të paguaj dëmshpërblimin sikurse është e detyruar në rast të marrëdhënieve seksuale gjatë agjërimit, sikurse thonë Malikitë?
Përgjigje: Është e ndaluar ndërprerja e agjërimit në qoftë se ai është ende në shtëpi. Por në qoftë se ai e bënë këtë, atëherë ai është i detyruar vetëm që ta kompensojë këtë ditë. Pra, ai nuk është i detyruar që të paguaj dëmshpërblim sikurse në rast të marrëdhënieve seksuale.
Marrëdhënia seksuale është e ndryshme nga faktorë të tjerë në pika të shumta. Për shembull, marrëdhënia seksuale e anulon umren dhe haxhin ndryshe nga ndalesat e tjera. Pra marrëdhënia seksuale gjatë agjërimit është jashtëzakonisht e rëndë. Një mëkat i vogël nuk mund të krahasohet me mëkatin e madh. Dijetarët të cilët thonë se ai që e ndërpret agjërimin me ushqim, pije apo marrëdhënie seksuale duhet të paguaj dëmshpërblim, ata kanë gabuar. Pra ne themi se dëmshpërblimi aplikohet vetëm për marrëdhëniet seksuale.