Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi
Burimi: El-Ud-detu fij Sherhil Umdeh (2/306-307)
Shpjegoi: Imam Baha’-ud-Din el-Makdisi (v. 624)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Kushdo që akuzon një Muhsin se ka kryer zina ose dëshmon kundër tij dhe dëshmia nuk është e përsosur, goditet me kamxhik tetëdhejtë goditje nëse e kërkon këtë gjë i akuzuari.
Muhsin është (personi i cili i plotëson kushtet e mëposhtme):
1) Është i lirë.
2) Është mysliman.
3) Ka hyrë në moshë
4) Është i dëlirë.
Shpjegimi
”Kushdo që akuzon një Muhsin se ka kryer zina ose dëshmon kundër tij dhe dëshmia nuk është e përsosur, goditet me kamzhik tetëdhejtë goditje nëse e kërkon këtë gjë i akuzuari.” Dijetarët kanë rënë në ixhma (konsensus) se obligohet të ndëshkohet ai i cili e akuzon një Muhsin dhe argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar:
وَالَّذِينَ يَرْمُونَ الْمُحْصَنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَأْتُوا بِأَرْبَعَةِ شُهَدَاءَ فَاجْلِدُوهُمْ ثَمَانِينَ جَلْدَةً
”Dhe ata që i akuzojnë gratë e ndershme (për imoralitet), e pastaj nuk sjellin katër dëshmitarë, t`i rrihni me tetëdhjetë kamxhikë (goditje).”
Muhsin është ai tek i cili gjenden pesë cilësi: 1) Është i lirë. 2) Është Musliman. 3) I dallon gjërat. 4) Ka hyrë në moshë. 5) Është i dëlirë.
Për këtë ka ixhma (konsensus të dijetarëve). Këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve të hershëm dhe të vonshmit. Përveç asaj që transmetohet Daudi i cili e obligon që të ndëshkohet edhe ai i cili akuzon një skllav.
Nga Ibnul Musejjib dhe Ibn Ebij Lejla transmetohet se kanë thënë: ”Nëse dikush akuzon një grua së cilës i është dhënë besa dhe siguria, dhe cila ka një fëmijë mysliman, ai duhet të ndëshkohet.”
Mendimi i parë është më i saktë sepse nëse nuk ndëshkohet kur akuzon dikë që nuk ka fëmijë, atëherë nuk ndëshkohet edhe nëse ka fëmijë, është e njëjtë sikur ajo që është e çmendur.
1605 Çështje – Nëse nuk plotësohen dëshmitarët të cilët dëshmojnë për zinan, akuzuesi dhe dëshmitarët duhet të ndëshkohen, dhe argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar:
وَالَّذِينَ يَرْمُونَ الْمُحْصَنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَأْتُوا بِأَرْبَعَةِ شُهَدَاءَ فَاجْلِدُوهُمْ ثَمَانِينَ جَلْدَةً
”Dhe ata që i akuzojnë gratë e ndershme (për imoralitet), e pastaj nuk sjellin katër dëshmitarë, t`i rrihni me tetëdhjetë kamxhikë (goditje).”
Gjithashtu kjo është edhe ixhamaj (konsensusi) i Sahabëve. Umeri e goditi me kamxhik Eba Bekran dhe shokët e tij kur nuk u plotësua dëshmitari i katërt, në të cilën (ndodhi) prezantuan dhe Sahabët nga të cilët askush nuk e kritikoi atë (Umerin) për atë që veproi.
1606 Çështje – Është e obligueshme që të ndëshkohet akuzuesi nëse e kërkon këtë gjë i akuzuari sepse kjo është e drejta e tij. Ai (akuzuesi) nuk dënohet përpara se ta kërkoi këtë gjë i akuzuari, e njëjta si të gjitha të drejtat e tjera të tij.