Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Kaulul-Mufid (1/509)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ekzekutimi i magjistarit a bëhet si ndëshkim për veprën e tij në këtë botë, apo bëhet në emër të mosbesimit të tij?
Të dyja opsionet janë të mundshme në varësi të sqarimit të më hershëm që e kemi bërë në lidhje me mosbesimin e magjistarit[1]. Bazuar në atë që e kemi cekur më herët, themi se magjia e atij që është mosbesim ai ekzekutohet për magjinë e tij për shkak të mosbesimit, ndërsa ai magjia e të cilit nuk është mosbesim, ai ekzekutohet ashtu siç mund të ekzekutohet edhe vjedhësi. Ndërsa themi se është e detyrueshme për pushtetarin që të zbatojë dënimet e përcaktuara në sheriat.
Përgjithësisht, është e detyrueshme për të ekzekutuar magjistarin pavarësisht se a themi se ai është jobesimtar apo jo[2]. Kjo, për shkak se magjistarët shkaktojnë shumë sëmundje tek njerëzit, madje edhe i vrasin ata.
Ata janë shkaktarë të ndarjes së burrit nga gruaja. Gjithashtu, ata mund t’i bashkojnë armiqtë dhe t’ua bëjnë të mundshme realizimin e armiqësive që ata i kanë.
Disa mund t’i magjepsin të tjerët për ta afruar personin afër tij me shpresën që të fitoj diçka nga kjo. Shembull i kësaj është magjepsja e një gruaje për ta shfrytëzuar atë seksualisht. Pasi që këta njerëz mbjellin shkatërrim në tokë, është e detyrueshme për udhëheqësin që t’i ekzekutoj ata pa kërkuar që ata të pendohen, pasi që kjo bëhet për tu shmangur të keqes së tyre dhe për t’i zbuluar ata. Nuk kërkohet pendim nga keqbërësi kur ai të ndëshkohet. Pasi të jetë arrestuar, është e detyrueshme për ta ekzekutuar atë.
[1] Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
“Nëse praktikohet magjia me ndihmën e shejtanëve, personi del nga feja, pasi që veprimi i tillë përbëhet nga idhujtaria (shirku). Ndërsa, në qoftë se magjia praktikohet me ndihmën e ilaçeve dhe formave tjera të ngjashme, personi i tillë nuk del nga feja. Në vend të kësaj, ai konsiderohet të jetë mëkatare dhe se ka tejkaluar kufijtë e Allahut.” (El-Kaulul-Mufid (1/490))
[2] “Ndërsa, ekzekutimi i dënimit bëhet vetëm nga sundimtari ose zëvendësi i tij.” – Sepse Allahu ka caktuar se këto gjëra i takojnë vetëm sundimtarit apo atij që e zëvendëson atë.
Për më shumë, shih: https://www.perlatmuslimane.com/kush-i-zbaton-gjykimet-dhe-denimet-e-sheriatit/