Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndihma e burrit në shtëpi

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ka ndonjë rregull se si burri duhet të ndihmojë në familje? Çfarë do të thotë që profeti ndihmonte në shtëpi, si dhe cili është kuptimi i fjalëve të tij:

”Më i miri prej jush është ai që sillet më së miri ndaj familjes së tij dhe unë jam ai që sillet më së miri ndaj familjes së tij.” 1?

Nga njëra anë ka prej burrave që pastrojnë, gatuajnë, rregullojnë orenditë dhe lajnë enët dhe thonë se ata pasojnë të dërguarin e Allahut pasi që ai i lante enët, pastronte shtëpinë. Nga ana tjetër disa thonë se as nuk hanë me gratë e tyre dhe nuk e ndajnë shtratin me to përveçse kur kanë marrëdhënie me to. Shpresoj nga ju të na sqaroni këtë çështje duke pasur parasysh se shumë burra  ekzagjerojnë ose kanë mangësi në këtë çështje dhe çfarë na këshilloni në lidhje me këtë?

Përgjigje: Allahu i Lartësuar për këtë çështje ka përmendur një peshore të drejtë kur tha:

“Dhe jetoni me to në mënyrë të ndershme.” 2

Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi...” 3

Por Allahu (te ala) ndaloi që gruaja të lakmonte të ishte e barabartë me burrin pasi kur Ai tha:

Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi.”

Ndoshta gruaja mund të bëhej kryelartë dhe të thoshte:

”Unë jam njësoj si burri.”

Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi.”

Pra Allahu ia ndaloi asaj të lakmonte këtë barazi dhe tha:

“… por burrat kanë një shkallë më tepër mbi to.”

Nuk ka barazi midis burrit dhe gruas përveç në ato raste kur është prej urtësisë që të ketë barazi midis tyre. Kështu që them se çështja në pyetje kthehet tek zakoni. Nëse është prej zakonit që gruaja t’i shërbejë burrit të saj duke u marrë me pastrimin, gatimin, larjen dhe mbjelljen në bujqësi atëherë s’ka gjë të keqe në këtë. Ishte gruaja e ez-Zubejr bin el-Auamit (radijAllahu anhuma) e cila e ndihmonte burrin e saj që të mbante farëra nga Medina për në fermën e tij jashtë qytetit. Në kohën tonë është gruaja ajo që rregullon orenditë, pastron shtëpinë, lan enët, mjel lopët, gatuan dhe gjëra tjera ndërsa burri është përgjegjës për furnizimin. Në parim duhet të jetë kështu. Sidoqoftë nuk ka gjë të keqe që burri ta ndihmojë gruan e tij për të forcuar dashurinë dhe afërsinë me të dhe në këtë gjë ka dobi tepër të madhe.

Sa i përket asaj që ka përmendur pyetësi se Aishah (radijAllahu anha) ishte në gjumë ndërsa profeti përgatiste ushqimin dhe e rregullonte shtëpinë kjo është gënjeshtër dhe nuk është e vërtetë. Kur profeti vinte në shtëpi, ai e gjente ushqimin e përgatitur ose pyeste nëse kishte ndonjë ushqim për të ngrënë ose njëherë tjetër pa mishin që po përgatitej në zjarr dhe pyeti për të. Sigurisht që ai ndihmonte në shtëpi dhe i arnonte rrobat e tij. Por nuk është aspak siç përmendet në pyetje. Pyetësi është ose injorant ose ai e ka keqkuptuar.

Pavarësisht kësaj feja Islame thotë:

“Dhe jetoni me to në mënyrë të ndershme.”

Ka thënë Allahu (te ala):

“Dhe jetoni me to në mënyrë të ndershme.”

Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, por burrat kanë një shkallë më tepër mbi to.”

Pra njeriu pason atë që është prej zakonit. Lejohet t’i përmbahesh traditës dhe zakonit. Ndoshta tradita ndryshon me kohën. Në të kaluarën gratë bënin në shtëpi shumë më tepër sesa bëjnë sot. Gruaja e sotme dëshiron shërbëtore. Kur ajo del bashkë me burrin e saj në treg, ajo i kërkon burrit të saj që ta mbajë fëmijën ndërsa ajo ecën pas tyre. Ndonjëherë ajo i thotë burrit të saj se ai duhet ta mbajë fëmijën ndërsa ajo ecën para tyre. Kjo po ndodh sot. A është ky pasim i të dërguarit dhe shokëve të tij? Jo, ky është pasim i perëndimit. Kështu që është obligim për ne që t’u përmbahemi zakoneve tona vetëm në rast se ka zakone që janë më të mira se ato nga pikëpamja  fetare. Unë nuk jam duke thënë që duhet t’i përmbahemi zakoneve qofshin këto të mira apo të këqija por përkundrazi them që përmbajuni atyre zakoneve përderisa nuk ka ndonjë zakon tjetër më të mirë qoftë nga ana fetare, qoftë nga ana e dynjasë, në këtë nuk ka asgjë të keqe.


1 et-Tirmidhi (3895) dhe tha:

“Hadithi është garib dhe autentik.”

2 4:19

3 2:228

Shpërndaje: