Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndikimi negativ i parlamentit në parlamentarin

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhudah (31)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pikëpamja ime në këtë çështje përbëhet nga një sqarim nga dy këndvështrime:

1 – Ajo që është e lidhur me kandidatin.

2 – Ajo që është e lidhur me votuesin.

Unë nuk e rekomandojë kandidatin të kandidoj. E kam përjetuar këtë në Siri dhe tani edhe në Aman. El-Ikhuan el-Muslimun kanë mbledhur përkrahje dhe kanë filluar të kandidojn. Ishte zakon që të ma bënin këtë pyetje. Përgjigja ime ishte se unë nuk rekomandojë ndonjë musliman që të kandidoj, sepse në këtë ka shumë kundërshtime ndaj ligjit Islam në shumë mënyra:

1 – E para, dhe më e keqja është se kandidati e lavdëron veten e tij, kur ai kandidon për t’u bërë anëtarë në parlament.

2 – Ai ekspozon veten e tij për të bërë betim për të respektuar ligjin. Kështu, ai bie në shkelje të legjislacionit Islam.

3 – Një deputet i cili është në parlament, ligjet e të cilit janë në kundërshtim me legjislacionin Islam, ku i cili deputet ka për qëllim për të bërë ndryshim, ai vetë do të ndryshojë me kalimin e kohës. Shembulli më i mirë për këtë është se, ne kemi parë se si një njeri i veshur me rroba arabe në formën e një këmishë të gjatë. Në Siri, ajo quhet “xhelabijjeh”, në Jordani quhet “dishdashah”. Ndoshta ai ka një çallmë të bardhë mbi kokën e tij. Me kohë ai ndryshohet plotësisht. Ai e heq këmishën e tij dhe e vesh një setër dhe pantallona. Kur ai del jashtë parlamentit, ju e shihni një person krejtësisht ndryshme nga ai që hyri në të. Pse ai hyri në parlament? Për të bërë një ndryshim. Në vend të kësaj, ai ndryshoi. Pos kësaj, ai nuk bëri asnjë ndryshim.

Unë për këtë arsye nuk e rekomandoj askë që të kandidoj, pavarësisht nëse ai është Selefi, Ikhuanë apo diçka tjetër. Me siguri ai do të ndikohet negativisht nga kandidatura e tij.

Shpërndaje: