Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A më lejohet martesa me gruan e dytë, por pa e ditur gruaja e parë, sepse ajo nuk pajtohet me këtë?”
Përgjigje: “Përse o frikacak përse?! Shumica prej njerëzve, janë frikacakë në lidhje me këtë çështje. Mos i tregoni grave, sepse më pas nuk na e pranojnë as fjalën.
O vëllezër, gruaja e parë nuk ka asnjë të drejtë të pengojë nga martesa ose të futet në mes teje dhe martesës tjetër. Mirëpo, ti testoje vetën tënde. Nëse je burrë i cili ke forcën të jesh i drejtë, ke zemër të fortë dhe të durosh të gjithë atë që do të thuhet për ty, i mbyllë sytë nga shumë fjalë që do të thuhen, e para se gjithash ndan drejtësi në mes tyre, atëherë martohu.
E nëse ti mendon se do të anosh tek njëra më shumë se tek tjera, atëherë mos u marto.
Mendoj se, nëse çështja arrin deri tek frika jote që t’i tregosh asaj për martesën tënde, atëherë gjëja është shumë e rrezikshme. Ti je i detyruar të jesh i butë me të, e të mos e përkeqësosh gjendjen. Gjithashtu, duhet ta zbutësh atmosferën, duke i dhënë asaj pasuri, mirësjellje e gjëra të tjera. E nëse pas gjithë kësaj, ajo nuk pajtohet, dije se nuk je i obliguar që të marrësh lejen e saj.
Dhe vëlla i dashur; kjo është prej sunnetit. Kemi femra myslimane të cilat rrinë në shtëpi të pamartuara. Në disa shtëpi, i gjeni deri në dhjetë femra! Disa prej tyre kan arritur në moshën dyzetë apo pesëdhjetë vjeçe dhe nuk janë martuar. Ndërsa ne, po i ndjekim hapat e perëndimorëve. Duke shikuar filma të pamoralshëm. Të gjithë filmat janë të pamoralshëm, të cilët e përulin vlerën e martesës në përgjithësi dhe të martesës më me shumë se një grua.
Allahu në Kuran thotë:
“Martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra.” (4:3)
Ajeti nga fillimi thekson martesën me dy gra.
Shejkh Ibnu Bazi (Allahu e mëshiroftë) në lidhje me këtë ajet thotë – edhe të tjerë përpara tij e kanë thënë: “Në bazë, është martesa më me shumë se një grua. Ndërsa mosrealizimi i kësaj bëhet kur kihet frikë vetëm nga pamundësia e drejtësisë.”