Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Tenbiihaat ‘ala Ahkam Takhtass bil-Mu’minat, fq. 13
Përgatiti:www.perlatmuslimane.com
Ne nuk e ndalojmë gruan që të punojë jashtë shtëpisë së saj, përderisa plotësohen kushtet e mëposhtme:
1 – Që ajo është në nevojë për punë ose që shoqëria ka nevojë për të në mënyrë që asnjë burrë nuk e kryen këtë punë.
2 – Së pari të kryej detyrat e saj në shtëpi, pasi që kjo është puna e saj parimore.
3 – Që puna e saj të kryhet në një mjedis ku ka vetëm femra. Shembuj të këtyre punëve janë mësuese për gratë, mjeke dhe infermiere për gratë etj. Pra, nuk duhet të ketë meshkuj në vendin ku punon gruaja.
4 – Është e obligueshme për gruan që të mësojë fenë e saj. Mësimi duhet të bëhet në një mjedis ku ka vetëm femra.
Është e lejueshme për të që të marrë pjesë në ligjërata në xhami dhe vende tjera me kusht që ajo të jetë e mbuluar dhe e veçuar nga burrat.
Kjo duhet të jetë e njëjtë siç është bërë nga ana e gruas në kohën e ndritshme të islamit, kur ato bënin shit-blerje, studionin dhe merrnin pjesë nëpër xhami.