Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nëse njeriu dëshiron të jetë modest, a duhet të thotë “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri”? Dhe kjo shprehje a thuhet vetëm në çështje të fesë apo edhe në çështje të dynjasë?”
Përgjigje: “Kjo shprehje “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri” është thënë gjatë jetës së Profetit (sal Allahu alejhi ue selem). Kurse pas vdekjes së tij thuhet vetëm “Allahu e di më së miri”. Dhe kjo shprehje thuhet në çdo çështje që ai nuk e di, pa e marrë parasysh a ka të bëj me gjëra të fesë apo të dynjasë.”